Kush jemi ne?

Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan
(QBNFE) është Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF) e themeluar nga udhëheqësit shpirtërorë të katër komuniteteve fetare tradicionale të Qarkut të Elbasanit, përkatësisht nga Komunitetet; Mysliman, Ortodoks, Bektashi dhe Katolik. QBNFE është legjitimuar juridikisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Republiken e Shqipërisë me Vendimin Nr: 347 në datë 22 Dhjetor 2006 duke u regjistruar si Person Juridik.

Mbështetesit tanë
Në hapat e para të veprimtarisë të QBNFE patën ndihmën financiare të USAID, nëpërmjet një projekti të zbatuar nga Uorld Learning.
Misioni ynë
QBNFE ka si objekt të veprimtarisë “krijimin e mundësive reale për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve të tyre për të rritur dhe forcuar gjithnjë e më tej mirëkuptimin dhe bashkëjetesën fetare në vend e më gjërë, si edhe për të penguar individë e grupime të ndryshme që keqpërdorin fenë në dëm të shoqërisë dhe njerëzimit”.
Komuniteti aktual
Aktualisht, KNFE përbëhet nga zotërinj të nderuar Myfti Agim Duka dhe Arben Ramkaj nga Komuniteti Mysliman, At Gjergj Trebicka dhe At Stavri Çipi nga Kisha Ortodokse, Baba Faik Selmani dhe Dervish Ardit Selmani nga Gjyshata Bektashiane dhe Don Emilio Valente e Sokol Lulgjuraj nga Kisha Katolike. KNFE drejtohet nga kryesimi me rrotacion nga secili komunitetet. Drejtuesit aktualë janë: Arben Ramkaj – Kryetar Emilio valente – Zëvëndës kryetar Sokol lulgjuraj – Koordinator

Përfitimet


Gjithë këto veprimtari sollën edhe njohjen më të mirë të vlerave edhe për vetë ne, drejtuesit fetarë, gjë që solli hap pas hapi rritjen e komunikimit mes nesh dhe përforcimin e marrdhënieve tona në dobi të shoqërisë së Qarkut tonë e më gjërë. Vlerat e dialogut dhe bashkëpunimit tonë ndërfetar ne i kemi promovuar edhe jashtë Shqipërisë si p.sh në viset shqiptare në Mal të Zi apo edhe në Italinë fqinje ku kemi realizuar një tur promovues të vlerave tona.

AKTIVITETE

Komunitetet aktuale

Mysliman

komuniteti musliman

Ortodoks

komuniteti ortodoks

Bektashi

komuniteti bektashi

Katolik

komuniteti katolik

Krijimin e mundësive reale për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve të tyre për të rritur dhe forcuar gjithnjë e më tej mirëkuptimin dhe bashkëjetesën fetare në vend e më gjërë, si edhe për të penguar individë e grupime të ndryshme që keqpërdorin fenë në dëm të shoqërisë dhe njerëzimit”.

Misioni ynë

BESIMI - URË BASHKIMI

Foto të aktiviteteve tona